Strategu legjendar italian i futbollit, Arigo Saki, konsideron se Juventusi bëri një lëvizje të shkëlqyer, duke sjellë Kristiano Ronaldon në radhët e veta. Por, megjithatë, ish-trajneri i përfaqësueses italiane thotë se, pavarësisht se Juvja tani ka në përbërje futbollistin më të mirë të botës, kjo nuk përbën garanci se ai do të sjellë klubit torinez triumf në Ligën e Kampioneve.
“Juventusi bleu një kampion, por jo kampionatin. Unë futbollin e konsideroj si një sport kolektiv, pra ekipor, në të cilin ka vend edhe për momente individuale. Sidoqoftë, unë jam i bindur se një futbollist nuk mund ta sjellë titullin, sepse në futbollin modern fitojnë ekipet. Në fakt, Kristiano është i jashtëzakonshëm. Ai do ta bëjë Juventusin edhe më të fuqishëm, por a do të jetë kjo e mjaftueshme që ai, pra Juventusi, të fitojë Ligën e Kampioneve? Kjo do ta varet nga përshtatja e Ronaldos me ekipin”, deklaroi Arigo Saki.
Sfidanti.al