Astori eshte perjete te Fiorentina; shfaqet fanela e tij ne dhomat e zhveshjes

Davide Astori eshte pergjithmone pjese e Fiorentines. Klubi viole nuk e harron kapitenin e saj te ndare nga jeta pak muaj me pare dhe per kete ka vendosur qe ne dhomat e zhveshjes te mbaje te varur fanelen me numrin 13 pak para ndeshjes me Kievon.

‘Davide eshte gjithmone me ne-tha trajneri i Fiorentines, Stefano Pioli, fjale qe gjeten edhe akordin e Tomovic me kete te fundit qe deshi te kujtoje Astorin ne momentin e shenimit te golit te tij ne perballjen me Kievon.

‘Goli i Tomovic dhe kujtimi i tij prekes per Daviden qe u shoqerua nga duartrokitjet jane imazhi i tifozeve tane-tha presidenti i Fiorentines Andrea Dela Vale-bashkimi do te jete forca jone per kete sezon’.

Sfidanti.al