Komentet e tua janë shumë brutale! Shuplakë për kritikun Geri Nevil

Legjenda e Mançester Junajtidit, Geri Nevil, që tani është bërë komentator special futbolli, është kurdisir si një kritik i pamëshirshëm ndaj Zhoze Murinjos dhe lojtarëvë të tij, për shkak të përformancave të dobta të “djajve të kuq” në këtë fillimsezoni të Premier Ligës. Më shumë kritika ai ka bërë në adresë të mbrojtësit Erik Bejl që duroi njëfarë kohe, por nuk u përmbajt më dhe ia ktheu:
“Komentet e Geri Nevilit janë shumë brutalë, sidomos, nga një njeri që ka luajtur edhe vetë futboll dhe ka bërë gabime gjatë karrierës së tij. Ne jemi lojtarë të rinj dhe kemi nevojë për mbështetje. Komentet negative nuk ndihmojnë asnjeri. Ndeshja me Brajtonin ishte një ditë e keqe, i gjithë ekipi u mundua shumë, por ajo është vetëm një ndeshje”, tha Bejli.
Sfidanti.al