De Ligt shkon në Holandë, Dibala dyshohet i sëmurë, si mund të nisë Seria A?!

Ishte një nga ata që mbeti në Torino, por tashmë është larguar. Edhe pse qendroi në Italinë e goditur nga koronavirusi për plot 1 muaj, Matijs De Ligt, papritur mori aeroplanin dhe fluturoi drejt Holandës së tij. Kjo gjë, pikërisht ndërsa po pritej që të huajt të ktheshin nga vendet e tyre për në Piemont, dhe me gjasë skuadrat të nisnin stërvitjet për të qenë gati për rifillimin e Serisë A.

Mbrojtësi holandez i qendrës mori leje nga klubi dhe fluturoi bashkë me të dashurën e tij, Aneke dhe qenin e tyre, Luna. Largimi i De Ligtit ndodhi në të njëjtën kohë kur u përgënjeshtrua edhe kthimi i të huajve të tjerë si Kristiano Ronaldo, Higuain apo Dibala.

Madje, ky i fundit, autor i një goli të shkëlqyer në ndeshjen e fundit të Serisë A, luajtur ndaj Interi, shqetësoi klubin dhe tifozët pasi u përfol se ende është i sëmurë me koronavisur. Dibala ishte testuar pozitiv që përpara 1 muaji, por duket se nuk është shëruar as pas 6 testimeve radhazi. Gjithsesi, njerëzit e afërt me argjentinasin thonë se duhen pritur përgjigjet e analizave, të cilat nuk kanë dalë ende. Seria A shpresohej të niste në fillim të qershorit, ndërsa klubet urojnë që qeveria të mos vendosë ashtu si ajo e Francës, që e anuloi sezonin për fare.

Sfidanti.al