Federata e Atletikës, në ndihmë të atletëve në vështirësi

Federata Ndërkombëtare e Atletikës iu del në krah atletëeve në vështirësi financiare të krijuara nga pandemia coronavirus teksa krijoi një fond prej 500 mijë Dollarësh (rreth 460 mijë Euro) për ta. Kjo nismë u realizua në bashkëpunim me Fondacionin Ndërkombëtar të Atletikës(IAF) që është krijuar në vitin 1986 për të mbështetur kauzat e bamirësisë që kanë të bëjnë me atletikën.

Një grup pune me ekspertë me në krye presidentin e kësaj Federate, Sebastian Coe do të jenë përgjegjës për të vlerësuar kërkesat për ndihmë nga ana e 6 Federatave kontinentale dhe gjatë kësaj jave do të zhvillojë një takim për përpilimin e një plani për caktuar dhe shpërndarë subvencionet tek atletet dhe për të kërkuar të tjera mënyra për të financuar fondin.

Ashtu sikurse edhe të gjitha eventet e tjera sportive edhe kompeticionet e atletikës janë pezulluar për shkak të pandemisë coronavirus.

Sfidanti.al