Kur topi nuk rrotullohet, gjithkush nis të bëhet kompetent nëpër media apo rrjetet sociale. Edhe në faqet sportive në internet sheh vetëm analiza, me pluse e minuse për skuadrat, dhe një të tillë e boton edhe “La Gazeta delo Sporti” për Juventusin. Si fillim, ka histori “të lehta”, me Matijs De Ligtin në versionin e këngëtarit, dhe me mbrojtësin holandez gati të luftojë për vendin në skuadër, në konkurencë me Kielinin e Bonuçin.
Më tej, analizohet gjendja e Matyidisë, që cilësohet si tepër i rëndësishëm dhe kjo mund t’i prishë punë Rabiosë, të kërkuar me ngulm nga Paris SG. Trajnerit Sarri i vihet detyrë që të rikuperojë lojtarë të tillë si Dagllas Kosta e sidomos Bernardeskin, ndërsa kënaqësia është për ardhjen sezonin tjetër të Dejan Kulushevskit, që sot luan tek Parma, por që kartonin ia ka Atalanta. Trajneri i Suedisë, Anderson, thotë se “Kulushevski është një lojtar krahu i nivelit të Arjen Robenit, dhe tek Juventusi do të arrijë maksimumin e potencialit”.
Sfidanti.al