Handball, Franca mbyll kampionatin, PSG kampion

Liga Franceze e Handballit këtë të martë mori vendimin për të mbyllur përfundimisht sezonin e kësaj disipline sportive për shkak të krizës së Covid-19 me Paris Saint Germainin që shpallet kampion I vendit duke qenë se ndodhej në vendin e parë në klasifikim.

Komiteti drejtues I Ligës, anuloi përfundimisht 8 javët e fundit të kampionatit që u ndërpre në 13 mars për shkak të pandemisë. Në momentin e ndërprerjes së kampionatit, Paris Saint Germaini ishte në krye të klasifikimit dhe sezonin e ardhshëm do të përfaqësojë Francën në Ligën e Kampioneve të kësaj disipline sportive.

Deri në momentin e pezullimit, PSG nuk kishte humbur asnjë ndeshje dhe kishte një diferencë prej 6 pikësh nga vendi i dytë. Duke zbatuar të njëjtin kriter, Nantes, Nimes, Montpellier dhe Toulouse do të marrin pjesë në Ligën e Evropës në Handball

Vendimi për të  mbyllur përfundimisht kampionatin u mor pas fjalës së presidentit Macron që ndaloi zhvillimin e eventeve publike deri në mesin e muajit korrik. Liga Franceze e Handballit vendosi gjithashtu që asnjë skuadër nuk do të bjerë nga kategoria, kështu që sezonin e ardhshëm kampionati do të ketë 16 ekipe.

Sfidanti.al