“Damkosja” e Junajtidit: Më poshtë se kaq nuk mund të gremisesh!

Katastrofa 0-4 e rekordmenëve të titujve në Angli pati jehonë të jashtëzakonshme të mediave dhe tifozëve. Ekipi i trajnerit Ten Hag u mund 0-4 në fushën e Brentfordit për Premier Ligën dhe është në vend të fundit të renditjes. “Nuk mund të mendohet se mund të gremisesh më poshtë”, ishte verdikti i ish-mbrojtësit të “djajve të kuq”, Geri Nevil, që kritikoi shefin ekzekutiv, Riçard Arnold, për politikën e deritanishme të blerjeve. Geri Lineker kritikoi portierin De Gea për gabimin e rëndë, dhe po ashtu tifozët iu vërsulën spanjollit në rrjetet sociale duke e cilësuar “portieri më i keq në botë”. Ish-mesfushori i Anglisë, Xhemi Redknap, deklaroi se “trajneri Ten Hag bëri gabime me formacionin, pasi Eriksen nuk mund të jetë mesfushor mbrojtës dhe Lisandro Lopez nuk është aq i fortë sa duhet për në Premier Ligë. Nevil shtoi se “ndeshja ishte sikur një skuadër burrash ishte përballë një ekipi 9-vjeçarësh”.

Sfidanti.al