Bajerni do Havercin, por a mundet Çelsi të humbasë një sulmues të tretë?!

Deri në fund të gushtit ka ende kohë, dhe Obamejangu mund të vijë në “Stemford Brixh”. Bashkë me Armando Brojën dhe Rahim Stërlingun, Çelsi do të kishte 3 sulmues, nëse nuk harrojmë ndonjë tjetër si Pulishiç, pra çfarë do të ndodhë me Kai Havercin? Bajerni i Mynihut mbetet i interesuar për sulmuesin e kombëtares së Gjermanisë, të cilin e ka planifikuar për ta marrë gjatë gjithë verës. Sipas mediave gjermane dhe angleze, bavarezët shpresonin që Levandovski të shkonte tek Çelsi dhe ata të merrnin Havercin, por polaku kaloi tek Barcelona. Planet mbeten dhe duhet parë këto dy javë, ndonëse anglezët do të kërkonin jo pak për një lojtar, kartonin e të cilit e paguan mbi 85 milionë euro.

Sfidanti.al