Zllatko Daliç nuk është i sigurt, nëse do të vazhdojë që të qëndrojë në krye të përfaqësueses kroate, ndërkohë që ai është i pakënaqur nga qëndimi që po mban ndaj tij federata kroate e futbollit.
“Sipas kontratës, unë duhet ta drejtojë përfaqësuesen kroate edhe dy vite të tjera, por, megjithatë, vendimin përfundimtar unë do ta marr mbas kthimit nga Amerika. Nuk i duroj dot njerëzit që në jetën e tyre e kanë prekur ose jo dy herë topin dhe duan të më heqin mua”, deklaroi Daliçi që zbuloi se atij i ka ardhur një ofertë nga Azia me pesë milionë euro në vit, por se, megjithatë, dëshira e tij është që të qëndrojë në Evropë.
Sfidanti.al