Dashuri e mallkuar, Ronaldo s’do as një pikë kontakti me Spanjën!

Duket qartë se Kristiano Ronaldo është ndarë keq me kryesinë e Realit të Madridit, megjithëse luajti plot nëntë sezone për këtë klub. Ai jo vetëm që është i pakënaqur nga kryesia e klubit madridas, por nuk do as që të ketë asnjë lidhje me Spanjën, Pak kohë më parë, ai shiti shtëpinë e tij në Madrid për 5,5 milionë euro, ndërkohë që tani ka nxjerrë në shitje edhe hotelin që ai ka blerë 20 milionë euro në kryeqytetin spanjoll.
Ylli i ri i Juventusit ka rënë dakord me punonjësit e taksave të Spanjës që t’u pagojë atyre 13,5 milionë euro si dëmshpërblim dhe do që të mos ketë asnjë punë me këtë vend. Megjithëse pritej që Ronaldo para se të largohej nga Madridi, të shkonte të përshëndetej me bashkëlojtarët e tij të deridjeshëm në qendrën stërvitore të Realit, ai nuk bëri këtë dhe media shkruante se arsyeja është Florentino Perezi.
Sfidanti.al