Borusia e Dortmundit tregoi edhe një herë tjetër se në radhët e veta ka një numër të konsiderueshëm lojtarësh të rinj të talentuar dhe, midis tyre, më shumë bie në sy pjesëtari i përfaqësueses amerikane, Kristian Pulishiç (19 vjeç).
Ky sulmues i ri shkëlqeu përsëri edhe në ndeshjen e fundit të “milionerëve” dortmundas dhe me dy golat që shënoi, ai iu dha atyre fitoren 3-1 ndaj Liverpulit, por, për shkak të një arsyeje të habitshme, atij nuk iu dha çmimi i lojtarit më të mirë të ndeshjes.
Në fakt, sponsor i këtij çmimi është kompania “Heineken”, por, për shkak të ligjeve rigoroze në SHBA (nën 21 vjeç nuk lejohet të bjerë në kontakt me alkoolin), Pulishiçit nuk iu dha çmimi në fjalë. Në fund, ky çmim iu dha Virgil Van Dajkut, futbollistit të Liverpulit që shënoi golin e parë në min. e 26-të.
Sfdianti.al