Në ndeshjen e javës së parë të kampionatit zviceran mes Sionit dhe Luganos u shënua një gol që do të mbahet mend gjatë. Lojtari i Luganos, Dragan Mihajloviç, duke e goditur topin shumë fort, shënoi gol në portën kundërshtare nga 80 metra larg!
Portieri i Sionit kishte dalë larg nga porta e tij, kur topi po luhej brenda zonës së rreptësisë së Luganos. Mihajloviçi, në përpjekje për ta spastruar zonën, e goditi shumë fort topin që, për habi të të gjithëve, shkoi dhe përfundoi drejt e në rrjetën e portës së Sionit. Me këtë gol, Lugano kaloi në avantazh 1-0, ndërsa të gjithë ndeshjen e fitoi 2-1.
Sfidanti.al