Portieri legjendar i Spanjës, Iker Casillas, ka hedhur dyshime rreth uljes në Hënë përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Dy amerikanët, Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, ishin dy njerëzit e parë që vënë këmbën në sipërfaqen e hënës në vitin 1969, që do të thotë se vitin e ardhshëm, më 2019, do të jetë përvjetori i 50-të i uljes në Hënë.
Megjithatë, një numër teorish konspirative besojnë se ulja në Hënë është falsifikuar nga Shtetet e Bashkuara, duke ofruar dëshmi se në fotografi mungojnë yjet dhe se flamuri amerikan valëvitet sikur të ishte goditur nga një erë e lehtë.
Për çdo tetori ka përgjigje, por Casillas insiston se i ka dyshimet e veta.
Në një status në Twitter, portieri i Portos ka shkruar: “Vitin e ardhshëm do të bëhen (mbase) 50 vjet që prej se njeriu futi këmbën në Hënë. Jam në darkë me miqtë e mi… duke argumentuar për këtë. A mendoni se njeriu ka shkelur në Hënë? Unë jo!”.