Dajeri si Kantonaja, sherr me tifozët pas eleminimit të Totenhemit!

Një tjetër goditje për “gjelat” e Londrës dhe për trajnerin e tyre famëmadh Zhoze Murinjo. Totenhemi u eleminua nga Kupa e Anglisë, duke u mundur me penallti nga Noruiçi, ndërsa mesfushori Erik Dajer humbi kontrollin ndaj vetes dhe u ngjit në tribunë për t’u përleshur me … tifozët e tij. Kjo, pasi ata po lëshonin ofendime, ndërsa aty pranë ishin familjarët e Dajerit. Në një video amatore të regjistruar nga tifozët aty pranë dëgjohet Dajeri duke thirrur “ai është vëllai im”, pra duke vepruar në mbrojtje të familjes.

Murinjo u shpreh se Dajeri i kishte treguar se ishte vërsuluar në tribunë për shkak të ofendimeve, ndërsa portugezi shtoi se “kjo nuk ka të bëjë me ndeshjen”. “Ndeshja ishte një tjetër dëshmi fantastike e Kupës, – vazhdoi Murinjo, – por, unë nuk mund t’i shmangem pyetjes tuaj. Dajeri bëri diçka që nuk do ta bënte një profesionist, por kur dikush të ofendon dhe ofendon vëllanë më të vogël është e vështirë të mos reagosh. Nuk jam dakord që Totenhemi ta ndëshkojë Dajerin”. Një veprim si ai i Erik Kantonasë, kur sulmoi me shkelma “kung fu” një tifoz të Kristël Palasit, në një ndeshje të Mançester Junajtidit, me francezin që u pezullua për disa muaj dhe u dënua të bënte punë për ndihmë shoqërore.

Jan Vertongen shënoi për Totenhemin në 13’, por kroati Josip Drmiç barazoi në 78’. Tek penalltitë, vendasit fituan 3-2 dhe u kualifikuan në çerekfinale.

Sfidanti.al