Vizitoi nënën e tij në spital, Cristiano Ronaldo kthehet në Torino, stërvitet

Cristiano Ronaldo u kthye në Torino pasi vizitoi nënën e tij në spital në Portugali për shkak të goditjes nga iktusi me 65 vjecaren që ishte në terapi intensive. Ylli I Juventusit u kthye në Itali mëngjesin e kësaj të mërkure, pasi u qetësu edhe nga mjekët për t’iu drejtuar Continassës ku u stërvit normalisht nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri.

Në mbrëmjen e së martës me të mbërritur në Funchal, Cristiano Ronaldo shkroi një mesazh në rrjetet sociale: ‘Faleminderit të gjithëve për mesazhet inkurajuese për nënën time. Aktualisht është në gjendje stabël dhe po kurohet në spital. Unë dhe familja ime duam të falenderojmë stafin mjekësor që u kujdes për të dhe ju kërkojmë që në këtë moment të na jepet pak privatësi’.

Sfidanti.al