CR7 e Reali humbën nga “divorci”, tifozët madrilenë sërish e duan!

Nuk është se e pëlqen shumica dërrmuese, por ajo që ai bëri në ata 9 vjet në Spanjë nuk mund të harrohet kurrë. Kristiano Ronaldo në rikthim tek Reali mbështetet nga mbi 54 për qind e tifozëve madrilenë sipas një sondazhi të së përditshmes “AS”. Nuk ishin pak, por rreth 100 000 votues (siç ndodh gjithnjë në gazetat spanjolle), të cilët ishin ndarë në mendime, por shumica gjithsesi ishin për ardhjen sërish të CR7-ës në “Santiago Bernabeu”.

Theksohet se divorci mes palëve në 2018 ishte i dëmshëm për të dy, pasi Reali mezi fitoi një kampionat në 2020, ndërsa Kristiano dështoi që të fitonte Championsin me Juventusin. Kur ishin bashkë, Madridi fitoi 3 Champions, diçka që nuk ndodhte që prej 40 vjetësh, në epokën e Di Stefanos dhe Gentos. Sot, Ronaldo është 36 vjeç, por tifozët nuk harrojnë se ai ka shënuar 92 gola në rreth 110 ndeshje për Juven, dhe ekipi i Zidanit ka nevojë pikërisht për golat. Përsa i përket mesfushës, ai është “top” me Modriçin, Krosin, Valverden e Kasemiron, ndërsa në fazën ofensive ka Benzemanë, por edhe Hazarin kur nuk është i dëmtuar.

Sfidanti.al