Juventus-Napoli, shtyhet sfida për t’u rikuperuar për në 7 prill në 18:45

Më në fund u fiksua data e re e zhvillimit të ndeshjes mes Juventusit dhe Napolit, ndeshje që fillimisht duhej të luhej në 4 tetor dhe më pas u shty për cështjen e famshme Covid që coi klubet te gjykatat sportive. Presidenti Paolo Dal Pino me kërkesë të të dy klubeve e caktoi ndeshjen për të mërkurën e 7 prillin në 18:45 dhe jo në 17 mars sic u vendos përpara disa javësh. Kjo e fundit ishte një datë e papëlqyer nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, por në fund, një marrëveshje mes klubeve që erdhi pas eliminimit të Juventusit nga Liga e Kampioneve bëri të mundur që të caktohej një datë tjetër pa shkaktuar tensione të tjera.

Sfidanti.al