Olga Kalenchuk punon për kanalin zyrtar televiziv të Shakhtar dhe është shumë e bukur, sic ndodh shpesh me vajzat ukrainase. Kalenchuk nuk ka asgjë që të ketë zili nga bukuroshet e tjera më të famshme në panoramën televizive ndërkombëtare.
Gazetarja sportive që në mbrëmjen e së enjtes i mahniti të pranishmit në Olimpico ka shumë ndjekës në Instagram. Nëpërmjet profilit të saj në rrjetet sociale ajo poston shpesh foto që nxjerrin në pah të gjithë bukurinë e saj.
Debutimi i Olgës në Shakhtar TV nuk ishte me fat; dalja e saj e parë në televizion përkoi me pragndeshjen gjysmëfinale të Europa League që Shakhtari humbi ndaj Interit. Nga Dusseldorfi në Olimpico gjërat nuk u përmirësuan shumë për skuadrën e Shakhtarit, por të paktën Olga dhe kanali televiziv I klubit në dhjetor një lloj revanshi ndaj Interit e morën.
Sfidanti.al