Shuhet një nga legjendat më të vjetra dhe më të njohura të futbollit shqiptar. Sabri Peqini mbyll sytë në moshën 94-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Njeriu i shquar i sportit në vendin tonë ishte i lidhur me Dinamon që në themelimin e klubit në 1950, duke qenë brezi i parë i bluve të kryqytetit. Ai fitoi 4 tituj kampion radhazi si dhe 5 Kupa të Shqipërisë, apo siç quheshin atëherë të Republikës.
Sabri Peqini po ashtu u shpall kampion si trajner me Dinamon në 1975. Për ekipin kombëtar luajti 3 ndeshje deri në vitin 1952. Peqini njihej si një nga lojtarët më të fuqishëm të brezit të tij, dhe për këtë arsye i vunë nofkat “traktori” apo “Tarzani”. Ai ishte thuajse i vetmi lojtar i brezit të tij që jetoi kaq gjatë dhe deri pak ditë më parë ishte aktiv duke u takuar me shokët e miqtë në zonën pranë Sheshit “Avni Rustemi” në kryeqytet.
Sfidanti.al