Napoli mund të vazhdojë me Rudia Garcia pasi Antonio Conte ka refuzuar ofertën e presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentiis. Mediat italiane bëjnë të ditur se tekniku aktual i papunë nuk ka pranuar të ulet në stolin e Kampionëve.
Shkaku kryesor është vendimi i marrë nga Conte më parë për të finalizuar një vit të plotë pushime pasi trajneri ka nevojë të qëndrojë me familjen. Nuk bëhet fjalë për këkresat ekonomike edhe pse Conte është një trajner i shtrenjtë dhe jashtë standarteve të Napolit. Në këtë mënyrë, Napoli di të vazhdojë të drejtohet përkohësisht nga Garcia i cili mesa duket e ka edhe nja shans për të kthyer situatën në favor.
sfidanti.al