Cili u çmend, klubi kinez apo Mesi? 2 milionë euro në jave  refuzohen!

Klubi kinez, Hebei Fortun, ishte gati që t’i paguante 300 milionë euro Barcelonës dhe 2 milionë euro si pagë javore Lionel Mesit, shkruan gazeta “Mundo Deportivo”. Sikurse dihet, 300 milionë euro ka qenë klauzola e shitjes e përcaktuar nga Barcelona për Mesin, para se ky i fundit ta vazhdonte kontratën me klubin katalonjas.

Por, sipas gazetës në fjalë, Mesi, pesë herë fitues i “Topit të artë”, e refuzoi ofertën kineze, duke nënshkruar me Barcelonën një kontratë të re katërvjeçare, mbi bazën e së cilës ai do të marrë “vetëm” 566 000 euro në javë.

Sipas kushteve të kontratës së re, Leo Mesi është, tani, futbollisti më i paguar në botë, ndërkohë që Hebei u kënaq, duke siguruar shërbimet e bashkatdhetarit të Mesit, Havier Maskerano. Trajner i këtij klubi kinez është Manuel Pelegrini, ndërsa me të luan edhe një mik i afët i Mesit, Ezekiel Laveci.

Sfidanti.al