Cfarë hipokrizie, Bekami me avion privat do të  “ndihmoj” fëmijët nevojtarë!

Futbollisti legjendar anglez, Dejvid Bekam, tani nismëtar i shumë veprimtarive humanitare, në një kuti qelqi të madhe të mbushur me shumë mushkonja, ndërkohë që poshtë shkruhet “Malaries duhet t’i jepet fund”. Ky është videospoti më i fundit i këtij “ambasadori të vullnetit të mirë” që synon të ndërgjegjësojë qeveritë e vendeve të ndryshme në Afrikë, Azi dhe gjetkë që të marrin masa për zhdukjen e mushkonjave që janë bartës të sëmundjeve vdekjeprurëse, sidomos, të malaries në vendet e lartpërmendura, ku, sipas Bekamit, si pasojë e pickimeve të tyrë, vdes një fëmijë në çdo dy minuta. “Malaria duhet të zhduket që miliona fëmijë të mund të vazhdojnë jetën e tyre”, thotë Bekami, i mbyllur në një kuti qelqi, në videospotin e lartpërmendur, me afro 10 000 mushkonja!

Kishte nga ata njerëz që iu pëlqeu videospoti i mësipërm, por kishte edhe nga ata, më të informuar, që e quajtën Bekamin hipokrit në rrjetet sociale. “Më vjen për të vjellë nga ai”, shkruante dikush në një nga rrjetet sociale, pasi u mësua se ai i kishte kërkuar, në shkurt 2017, Bi-Bi-Si-së britanike financimin e marrjes së një avioni privat që ai të vinte dhe të merrte pjesë në një emision, ku ai do të promovonte një veprimtari humanitare në ndihmë të fëmijëve nevojtarë. Madje, ai, lidhur me këtë kërkesë, i kishte drejtuar disa e-maile Bi-Bi-Si-së. Duket qartë se ai merret me veprimtari humanitare në funksion të lartësimit të imazhit të tij. Ky është thelbi i komenteve të shumë njerëzve në rrjetet sociale.

Sfidanti.al