Mund ta kishim blerë Nejmarin 10 milionë euro, por ishte shumë i dobët!

Kështu thotë ish-presidenti i klubit të njohur rus, Lokomotiva e Moskës, Nikollai Naumov, në një intervistë në gazetën angleze “Sport Express”, duke theksuar se ky ekip rus kishte mundësi që ta blinte Nejmarin, më 2008, për vetëm 10 milionë euro. Skautët e Lokomotivës e panë Nejmarin, para 10 vitesh, kur ai luante me Santosin, dhe i thanë kryesisë së tyre se, megjithëse ai ishte i talentuar, më mirë të mos rrezikohej për ta blerë atë, sepse ai ishte i dobët dhe, ndërkohë, ata e kishin një futbollist po aq të talentuar në ekip.

“Ne, në fakt, diskutuam që ta blejmë ose ajo Nejmarin, ndërkohë që skautët tanë na thanë fjalë të mira për të, por ne vendosëm që të mos rrezikonim, duke qenë ai ishte shumë e ri dhe ne nuk e dinim, nëse ai do të përshtatej dot në Rusi. Ai ishte i dobët dhe i vogël në trup, kështu që ne vendosëm të mos t’i shpenzonim 10 milionë eurot për të”, theksoi ish-presidenti i Lokomotivës.

Sa për kujtesë, futbollisti që luante, atëkohë, me Lokomotivën dhe konsiderohej nga kryesia e saj po aq i talentuar sa Nejmari, Alan Gatagov, momentalisht, luan me Levadian e Talinit në Estoni, ndërsa Nejmari luan me PSZH-më, pasi u ble nga ky klub francez 222 milionë euro te Barcelona.

Sfidanti.al