Trajneri i Celsit, Antonio Konte, është trajneri më i suksesshëm midis trajnerëve të klubeve të pesë ligave më të forta të futbollit në Evropë, duke pasur parasysh rezultatet e arritura në 100 ndeshjet e fundit. Trajneri italian ka fituar 79 ndeshje në 100 të zhvilluarat dhe ka humbur vetëm 11, ndërkohë që ekipet që ai i ka drejtuar, Juventus dhe Celsi, kanë grumbulluar, gjithsej, 247 pikë. I dyti, sipas treguesve të mësipërm, vjen pasardhësi i tij te Juventusi, Masimo Alegri, me 75 fitore në 100 ndeshje të zhvlluara (238 pikë), i treti, po ashtu, është italian, Karlo Ançeloti me 75 fitore, 14 barazime e 11 humbje, ndërsa, më pas, vijnë Pep Guardiola dhe Diego Simeone.
Interesant është fakti se Arsen Vengeri që kritikohet, vazhdimisht, nga tifozët e tij gjatë dy viteve të fundit, ka tregues më të mirë sesa Zhoze Murinjo dhe Jyrgen Klopi. Trajneri francez ka 59 fitore në 100 ndeshjet e fundit, ndërkohë që Murinjo ka 53 fitore dhe Klopi – 48.
Sfidanti.al