Karim Benzema e thotë qartë: E mbyll karrierën te Reali i Madridit

Reali i Madridit do të jetë skuadra e fundit në karrierën e Karim Benzema. Sulmuesi francez rinovoi kontratën e tij me klubin merenges deri në vitin 2021 dhe në konferencën për shtyp e la të qartë se ai do të mbyllë karrierën pikërisht me kampionët në fuqi të Spanjës dhe tyë Evropës. ‘Ndihem shumë i lumtur pasi jam këtu prej shumë kohësh-tha Benzema-jam krenar për karrierën time në Madrid dhe do të punoj për të fituar më shumë trofe këtu, është klubi më i mirë në botë’.  Megjithatë këtë fillim sezoni në kampionat gjërat nuk po shkojnë mirë me Realin e Madridit që pas humbjes me Betis është -7 pikë nga Barcelona kryesuese, por francezi nuk dëshiron që ta mendojë këtë situatë si tragjike. ‘Fillimi i kampionatit nuk është i mirë, por kjo ndodh me të gjitha skuadrat e mëdha-tha Benzema-janë vetëm javët e para, unë kam besim te skuadra. Por ajo që ka më shumë rëndësi është që të qëndrojmë të bashkuar. Vitin e kaluar fituam shumë tituj dhe ne jemi Reali i Madridit. Do t’i rregullojmë gjërat’.

sfidanti.al