Cili do të jetë “gjeli” në treshen Mesi-Nejmar-Mbape tek Paris SG?!

Me të drejtë gazeta madrilene “Marka” e nënvizon këtë problem për trajnerin Poçetino. Paris SG ka në sulm një treshe të jashtëzakonshme, më të mirën e botës përsa i përket cilësisë, të përbërë nga Lionel Mesi, Nejmar dhe Kilian Mbape, por ka një arsye të rëndësishme se përse ajo mund të mos shkëlqejë, siç ka ndodhur me treshe në të kaluarën. Barcelona pati sulmin MSN (Mesi, Suarez, Nejmar) dhe Reali kishte BBC (Bejl, Benzema, Kristiano Ronaldo), veçse dallimi ishte që në secilën prej tyre ishte një yll kryesor, dhe të tjerët ishin mbështetës. Mesi tek Barcelona dhe Ronaldo tek Reali. Tek PSG është ndryshe, pasi Mbape padyshim që dëshiron të jetë ai numri 1, Nejmar e quan veten tashmë të rritur, jo siç ishte tek Barcelona, ndërsa Mesi jo vetëm që është 34 vjeç, por është edhe “i ardhur në fshat”.

Sfidanti.al