Dortmundi merr “karburant” të ri në burse për të sfiduar Kovidin!

Klubet gjermane nuk janë shumë të mësuara me tregjet financiare, por gjithsesi e dinë mirë rëndësinë e tyre. Borusia e Dortmundit bëri një veprim që është normal në Britani apo SHBA, duke nxjerrë në burse një pjesë të aksioneve për të grumbulluar para. Bëhet fjalë për 18.4 milionë aksione (nuk e dimë sesa është 100-përqindëshi i aksioneve të klubit) me vlerë 4.7 euro secili. Kjo do të thotë fitim prej rreth 86.5 milionë eurosh, dhe mediat gjermane bëjnë shaka duke thënë se “Dortmundi gjeti “qymyr” të ri për të mbajtur në punë makineritë”. Ne shqiptarët themi “u furnizua me karburant”, por rëndësi ka fakti se klubi tejkaloi humbjet e pandemisë që ishin rreth 75 milionë euro.

Sfidanti.al