Në Itali thonë në një rast të tillë se “filan lojtar e krijon vetë repartin”. Që do të thotë se kur një sulmues është në gjendje edhe i vetëm që të rrezikojë dhe të krijojë raste, e të shënojë gola, ai ka cilësi që nuk i kanë të tjerët. Këtë lloj cilësie e ka edhe Armando Broja, lojtari shqiptar që po përmendet më shumë se të gjithë në këtë periudhë. Trajneri i tij tek Sauthemptoni thotë pikërisht se “Broja është një sulmues që mund të krijojë vetë raste dhe vetë mund të shënojë, kjo është një armë që jo shumë lojtarë e kanë, dhe unë jam dakord me Tuhelin për këtë”. Pritet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Brojës, do të bëhet përfundimisht një “shenjtor”, do të kthehet tek Çelsi vitin tjetër, apo do të shkojë në ndonjë skuadër tjetër.
Sfidanti.al