Chelsea është e interesuar për anësorin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia. Gjeorgjiani konsiderohet ndër lojtarët e rinj më emocionues në Evropë. ESPN raporton se Chelsea është gati të bëjë një lëvizje për Kvaratskhelia edhe pse qëllimi i Napolit është të mbajë yllin e tyre dhe ka vendosur një çmim prej 100 milionë eurosh. Gjithsesi, blutë nuk frikësohen nga çmimi edhe pse pengesa më e madhe në këtë aspekt është fair play financiar. Plani është i qartë, shitja e disa lojtarëve për t’i bërë vend talentit të sulmit të Napolit.
sfidanti.al