Djokovic provokon sërish Kosovën

Tenisti Novak Djokovic dhe ekipi i Serbisë kanë regjistruar një tjetër skandal gjatë prezantimit para ndeshjes  me Britaninë e Madhe në kuadër të “Davis Cup”. Propaganda e Serbisë ka vazhduar edhe në sport, ku tenistët u futën në fushë nën interpretimin e një kënge serbe për Kosovën.

“Le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”, është një nga fjalitë e tekstit të këngës “Gëzo popull serb”.

Hyrja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Vetë Djokovic, njihet për deklaratat e tij të shpeshta kundër Kosovës.

sfidanti.al