UEFA zyrtarizon midifikimet ne rregullore per kompeticionet e saj; Champions League, Europa League dhe Superkupa Evropiane. Ja se çfare do te ndryshoje:
1. Duke nisur nga sezoni 2018/19 ne ndeshjet me eliminim direkt do te kete edhe nje zevendesim te katert qe do te kryhet kur ndeshjet te jene ne kohen shtese. Ky modifikim nuk do te kete ndikim te 3 zevendesimet e tjera.
2. Ne finalet e Champions League, Europa League dhe Superkupe, do te jene 23 lojare te regjistruar dhe jo 18 qe do te thote se ne stol do te jene 12 lojtare rezerve nga 7 qe kane qene deri tani duke u dhene me shume fleksibilitet trajnereve ne administrimin e skuadres.
3. Do te kete orare te reja per ndeshjet e Liges se Kampioneve dhe Europa League. Ndeshjet Playoff dhe ato te fazes se grupeve ne Ligen e Kampioneve, 1/8 e finaleve, çerekfinale, gjysmefinale e finale do te nisin ne oren 21:00. Nderkohe, ne fazen e grupeve, 2 ndeshje te se martes e 2 te se merkures do te luhen ne oren 18:55. Ndeshjet e javes se fundit do te luhen te gjitha ne te njejten ore. Ndeshjet e Europa League nga faza e grupeve e deri te 1/8 e finaleve do te luhen ne fashat orare 18:55 dhe 21:00. Oraret do te vendosen ne baze te shortit. Ndeshjet e fundit ne grupe do te luhen ne te njejtin orar. Ndersa çerekfinalet, gjysmefinalet e finalja do te luhen ne 21:00.
4. Persa u perket regjistrimit te lojtareve pas fazes se grupeve ne Champions e Europa League secili prej klubeve do te kete mundesi te perfshije ne skuader 3 lojtare te rinj pa asnje pengese qe do te thote se secila prej ekipeve do te mund te regjistroje ne skuader lojtare te marre ne merkaton dimerore nga klube te tjere brenda te njejtit kompeticion.
5. Do te jene 26 skuadra qe do te kualifikohen direkt ne fazen e grupeve ne Ligen e Kampioneve mes te cilave fituesja e Liges se Kampioneve dhe e ajo e Europa League. 6 skuadra do hyjne nga kualifikueset.
Sfidanti.al