Joakim Lëv, tani e teprove ca si shumë : Birrë po, por seks dhe fejsbuk.. JO!

Trajneri i përfaqësueses së Gjermanisë, Joakim Lëv, ka vendosur disa rregulla të detyrueshme për futbollistët para Botërorit të Rusisë (14 qershor-15 korrik). Sipas “kodeksit Lëv”, gjatë Botërorit, futbollistët gjermanë do ta kenë rreptësisht të ndaluar që të bëjnë seks, si edhe që ata t’i vizitojnë në kampin stërvitor bashkëshortet dhe të dashurat e tyre. Por, në ndryshim nga ndalimi i parë, futbollistëve u lejohet alkooli, kryesisht, në formën e birrës, por në sasira “të arsyeshme”.

Sikurse thuhet, Lëvi nuk ka kundërshtim kundër ndonjë gote pije alkoolike para gjumit, pasi, sipas tij, kjo gjë vetëm se do të mund t’i ndihmojë futbollistët e tij.

Veç seksit, futbollistët gjermanë, gjatë Botërorit, do ta kenë të ndaluar që “të hyjnë” në rrjetet sociale, sepse ata duhet të përqendrohen vetëm te ndeshjet dhe jo të lexojnë se çfarë shkruajnë tifozët dhe të tjerët në këta rrjete.

Sfidanti.al