Ç’gjenialitet :Mesi eci në “El Klasiko”, por vendosi fatin e saj…

Barcelona, të shtunën e kaluar, e mundi lehtë 3-0 Realin e Madridit në “Santiago Bernabe” dhe, përsëri, një nga më të merituarit për këtë fitore ishte Lionel Mesi. Në fakt, pakkush priste që katalonjasit do të fitonin në një mënyrë kaq rutinore ndaj ekipit rival më të egër të tyre. Dhe përsëri “njeriu i ndeshjes” ishte Leo Mesi me një gol të shënuar dhe një asist goli.

Po ashtu, Mesi krijoi më shumë raste sesa të gjithë futbollistët e Realit dhe, ndërkohë…, sikurse tregojnë statistikat, në pjesën dërrmuese të ndeshjes, ai, me të vërtetë, eci me hap të zakonshëm: Mesi eci në 83,1 për qind të ndeshjes, vrapoi ngadalë -10,8 për qind, vrapoi diçka më shpejt – afro 5 për qind dhe vrapoi me sprint vetëm – 1,15 për qind!!!

Sfidanti.al