S’besohet, por ndodhi :“Dream team” i Serisë A pa Ikardin!

Në Serinë A, deri në fund të vitit, ka mbetur që të luhet edhe një javë kampionati të vitit kalendarik 2017 që në krye të tabelës së tij do të ketë Napolin ose Juventusin titullmbajtës. Portali i njohur on line, “Goal”, në prag të mbylljes së vitit, ka përzgjedhur ekipin me lojtarët më të mirë, shkurt, një “dream team” (ekipin ëndërr), sipas pozicioneve, të Serisë A, gjatë pjesës së deritanishme të sezonit futbollistik 2017/18.

Interesant është fakti se, në këtë “ekip ëndërr”, nuk ka vend për golashënuesin nr.1 të kampionatit italian, Mauro Ikardi (17 gola), ndërkohë që sulmin e tij e përbëjnë Imobile, Luis Alberto dhe Insinje.

Në këtë ekip, në  portë ndodhet Handanoviç, në mbrojtje Benatia, Kulibali e Skriniar, më pas, vijnë Pianiç, Zhorginjo, Kollarovi dhe Kandreva, si edhe tre sulmuesit e lartpërmendur.

Sfidanti.al