Trajneri legjendar holandez, Luis Van Gal (LVG) ka shumë mundësi që të ulet përsëri në stolin e drejtimit të një përfaqësueseje. Ka lajme se ky trajner 66-vjeçar ka filluar, tanimë, bisedimet përkatëse me Federatën e Futbollit të Australisë dhe ekziston mundësia e madhe që ai të drejtojë përfaqësuesen australiane në kampionatin botëror të ardhshëm të Rusisë, vitin tjetër. Angelos Postekoglu që e çoi Australinë në Kupën e Botës Rusi-2018, papritur, dha dorëheqjen nga posti i tij, kështu që Australia duhet të gjejë një zgjidhje.
Në fakt, krahas LVG-së, përmenden edhe trajnerë të tjerë për postin e trajnerit të Australisë, Marko Bielsa, Jyrgen Klinsman dhe Luis Felipe Skolari. LVG-ja, gjatë karrierës së tij, ka drejtuar Ajaksin e Amsterdamit, Bajernin e Mynihut dhe Mançester Junajtidin, ndërsa dy herë ka drejtuar edhe përfaqësuesen e Holandës, me të cilën fitoi medaljen e bronzit në Brazil.
Sfidanti.al