Për më tepër, analistët në Itali nuk përjashtojnë as Juventusin nga sfida për “skudeton”. Në asnjë kampionat në Europë nuk ka konkurrencë dhe emocione siç janë në Serinë A, ku fitoret e fundit të Milanit dhe Napolit bënë që diferenca në krye të jetë minimale, thuajse asgjë. Interi kryeson ende me 53 pikë, por Milani e Napoli kanë nga 52, ndërsa Juventusi ka 45. Një fitore e Atalantës do të bënte që bergamaskët të ngjiteshin në 46. Edhe pse zikaltërit mbeten favoritë, gjendja në tabelë nuk jep asnjë siguri për askënd. Trajneri kuqezi, Pioli, thotë se “pesë skuadrat e para janë në garë”. Milani gjithsesi duhet të rregullojë bilancin me ekipet e rëndësishme, sepse ka marrë vetëm 6 nga 15 pikë, përtej fitores së derbit.
Sfidanti.al