“Shi parash” tek Barcelona për fanelën dhe emrin e stadiumit!

Bisedimet janë në SHBA me kompaninë e njohur Spotifaj “Spotify” dhe duket se do të kenë përfundim pozitiv. Barcelona mund të marrë 80 milionë euro në sezon nga dy kontrata sponsorizimi që kanë të bëjnë me sponsorin në fanelë, dhe me të drejtat e emrit të stadiumit. Sipas të përditshmes katalanase, “Sport”, kontrata për emrin e sponsorit në pjesën ballore të bluzës arrin në 60 milionë euro në 4 vjet, me mundësi zgjatjeje edhe më tej. Për stadiumin “Kamp Nou”, për momentin oferta është 400 milionë euro në 20 vjet (20 milionë euro në vit), ndonëse klubi do të donte një akord më afatshkurtër, 10-12 vjet. Në total, nëse firmosen këto shifra, Barça merr 80 milionë euro në sezon që do ta ndihmonin shumë nga ana financiare.

Sfidanti.al