Në Dakar shpërtheu gëzimi dhe ishte i ligjshëm. Skuadra favorite për Kupën e Kombeve të Afrikës, Senegali, fitoi trofeun aq shumë të pritur dhe kjo ishte hera e parë. Vërtet që në ekip pati lojtarë shumë të mirë dhe kapiteni Kalidu Kulibali deklaroi se “Eduard Mendi është portieri më i mirë në botë” pas suksesit me penallti ndaj Egjiptit të Mohamed Salahut. Në ekip, gjithsesi, veçohet një yll dhe ky është Sadio Mane. Sulmuesi 29-vjeçar pati 3 gola e 2 asistë këtë Kupë të Afrikës. Ai u bë më parë, i pari senegalez që fitonte Championsin, i pari senegalez që fitonte Premier Ligën angleze, dhe tani bashkë me shokët e fituan për herë të parë Kupën e Kombeve të Afrikës. Ai shënoi penalltinë përcaktuese për fitoren 4-2 në gjuajtjet e 11-metërshave.
Sfidanti.al