Çelsi vazhdon merkaton, në listë dhe talenti ganez

Padyshim, “blutë” e Çelsit mund të quhen ekipi më aktiv në merkaton e kësaj vere, e cila deri më tani ka rezervuar jo pak surpriza dhe tanimë “londinezët” duan të bëjnë transferimin e tyre të radhës.

I fundit në listën e “bluve” është “fantazisti” i holandezëve të Ajaks, Muhamed Kudus, i cili pëlqehet shumë nga tekniku Poketino, pa theksuar këtu faktin, që për 22-vjeçarin ganez kanë shfaqur shumë interes dhe disa kluve të mëdha evropiane. Mirëpo, në rast se kërkojnë shërbimet e Kudus, bordi i Çelsi duhet të nxitojë pasi për “fantazistin” gati për të bërë një ofertë janë dhe “topçinjtë” e Arsenal.

 

sfidanti.al