Botërori i Femrave ka luajtur ndeshjet e saj të radhës, me pretendentet që nuk zhgënjyen në ndeshjet e tyre të para. Ndeshja e parë e ditës së sotme ishte ajo e Grupit E midis SHBA-së dhe Vietnamit, me vajzat amerikane që arritën një fitore të lehtë me rezultatin 3-0.
Në Grupin C, Japonia nuk u kursye ndaj Zambias duke e mposhtur me rezultatin e thellë 0-5.
Dy sfidat e radhës ishin ato të Grupit D, me Anglinë që mundi 1-0 Haitin, ndërsa Danimarka mundi po me të njëjtin rezultat Kinën.
sfidanti.al