Një kombinim i vështirë dhe pritet të ketë bisedime. Duket më shumë si lojë menaxherësh, por gjithsesi dihet se në futboll gjithçka mund të ndodhë, dhe Eden Hazar mund të kthehet në Premier Ligë, ndërsa Mohamed Salah të shkojë tek Reali. E vështirë të këputet “nyja e Damokleut” në Madrid me kaq shumë emra sulmi si Mbape, Haland, Levandovski e Mbape, por kështu shkruajnë gazetat britanike dhe spanjolle. Reali është gati t’i japë Liverpulit kartonin e Eden Hazarit (të cilin e mori për gati 150 milionë euro nga Çelsi), si dhe t’i ofrojë edhe një sasi të madhe parash për të marrë Salahun. Sulmuesi egjiptian, një nga lojtarët më të mirë të botës për momentin, është në bisedime të vështira me të kuqtë për rinovim kontrate dhe kërkon 500 000 paundë stërlina në javë, që do të thotë 26 milionë paundë stërlina në sezon. Nuk dihet nëse Jurgen Klop do të pranojë t’ia japë. Nga ana tjetër, besohet se edhe Çelsi mund të tundohet nga një kthim i Hazarit, tashmë për shumë më pak para sesa e transferoi. Të shohim përfundimin e këtij “filmi”.
Sfidanti.al