Deri tani dihet se nuk është vendosur asgjë, dhe se “pazari” mund të jetë 30 milionë paundë stërlina. Aspak keq për një 20-vjeçar, ndërsa Armando Broja mund të thyejë edhe rekordin e Marash Kumbullës për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë i transferuar në kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi arriti deri në 20-25 milionë euro. Pritet që Çelsi të bisedojë këtë javë me sulmuesin kuqezi, me trajnerin Tomas Tuhel që kërkon ta shohë në fazë përgatitore, dhe me pronarin Boehli që dëshiron të flasë sy më sy me të. Mediat angleze shkruajnë se Broja pëlqen të shkojë tek Evertoni ku është ish-trajneri i tij, Frenk Lampard, ndonëse Sauthemptoni ka vepruar më shpejt se të gjithë duke nisur bisedimet. Për sulmuesin interesohen edhe Uest Hemi e Njukasëlli.
Sfidanti.al