Poçetino si “Anteu”, ngrihet më i fortë pas ikjes nga PSG, Reali favorit në baste për ta marrë

Në Madrid është Karlo Ançeloti, por ne e dimë se ndonjëherë lavdia në futboll zgjat shumë pak. Italiani ishte një mbret në “Santiago Bernabeu” por gjithsesi kompanitë e basteve thonë se ka një “skedinë” për Maurisio Poçetinon pasi u shkarkua nga Paris SG. Sipas kësaj skedine, favorit për ta marrë trajnerin argjentinas është pikërisht Reali i Madridit. Pas spanjollëve vijnë Totenhemi (ish-ekipi i tij), Mançester Junajtidi dhe Njukasëlli. E pra, Poçetino po bëhet si “Anteu”, që forcohet sa herë që rrëzohet dhe prek tokën.

Sfidanti.al