CR7 tek Bajerni? Si do të luanin Myler e Sane, si do ta përballonte trajneri Nagelsman?

Marrja e superyllit portugez do të ishte si një “thikë me dy presa”. Kristiano Ronaldo do t’i sillte më shumë emër Bajernit të Mynihut, ndonëse bavarezët janë të famshëm edhe pa të. Do të mund të shënonte ndoshta 30 gola në sezon dhe të zëvendësonte në një farë mase një Robert Levandovski që duket larg, po ashtu do ta ndihmonte klubin nga ana financiare, ashtu si Mesi po ndihmon Paris SG. Këto janë anët pozitive, por si i bëhet për anët negative?

Mbërritja e Ronaldos mund të krijonte probleme në skemën e preferuar të trajnerit Julian Nagelsman, që është 4-3-3. Bajerni ka disa lojtarë tepër të veçantë siç është Tomas Myler, por edhe i sapoardhuri Sadio Mane, pra si do të përshtatej Kristiano me ata, dhe si do të ndryshonte pozicioni i tyre? Së fundmi, a do të mundet një trajner relativisht pa përvojë që të kontrollojë një superyll si Ronaldo që jo rrallë krijon probleme në ekip me egon e tij, e po ashtu sjell shumë më tepër vëmendje?

Sfidanti.al