Mesi, Mbape, Dibala, ja tani edhe Pogba gjen ekip si lojtar i lirë!

Kjo tendencë nuk mund të imagjinohej përpara pandemisë, dhe futbolli dukej një biznes që funksiononte shumë mirë. Gjithsesi, kriza financiare ishte e rëndë dhe gjithnjë e më shumë lojtarë, madje nga ata të rëndësishmit po lëvizin nga një ekip në tjetrin me parametër zero, ose edhe me huazime. Lionel Mesi e bëri vjet duke ikur nga Barcelona tek Paris SG, Kilian Mbape ishte në prag për të bërë rrugën e kundërt Francë-Spanjë, por ndërroi mendje, ndërsa Paulo Dibala ende nuk e di ku do të shkojë ndërsa fitoi lirinë e tij. Së fundmi, Pol Pogba që arriti akord 4-vjeçar me Juventusin pasi përfundoi kontratën me Mançester Junajtidin. Përsa i përket huazimeve, le të përmendim Lukakun, ndonëse kishim lojtarin tonë Armando Broja, ndërsa edhe Kristjan Asllani është në huazim nga Empoli tek Interi, edhe pse zikaltërit do t’ia blejnë kartonin.

Sfidanti.al