Ç’e ka gjetur Inzagin me Lautaron që e zëvendëson gjithmonë?

Nëse ka një “xhol” tek Interi dhe që “rrotullohet” nga trajneri i tij, ky është sulmuesi argjentinas. Lautaro Martinez nuk mund të thuhet se është bërë problem me zikaltërit, por statistikat flasin qartë se ai është “viktima” e përhershme e zëvendësimeve. Nga 31 ndeshje që argjentinasi ka luajtur si titullar, 28 herë është nxjerrë para kohe nga fusha nga ana e trajnerit Simone Inzagi. Kurrë më parë, Lautaros nuk i kishte ndodhur kjo gjë, as në Itali dhe as gjatë karrierës në vende të tjera. Habia ishte që Inzagi e zëvendësoi sulmuesin ndaj Torinos kur Interi ishte ende në humbje, dhe duheshin golat.

Sfidanti.al