Barcelona nuk e merr dot, Mesi e ndan mendjen të qendroje tek PSG-ja!

Rroga e tij tepër e lartë dhe kriza e plotë financiare nuk e lejojnë klubin katalanas që të mendojë për rikthimin e ish-kapitenit në “Kamp Nou”. Mediat britanike, spanjolle dhe franceze shkruajnë se Lionel Mesi ka vendosur të respektojë deri në fund kontratën me Paris SG, pra të qendrojë edhe sezonin e ardhshëm në Francë. Argjentinasi u transferua me parametër zero verën e kaluar dhe me një rrogë mbi 25 milionë euro, por sukseset nuk e kanë ndjekur dhe as ai vetë nuk ka qenë në formën më të mirë. Tifozët e PGS-së e vërshëllyen pas eliminimit nga Championsi, ashtu siç bënë edhe për Nejmarin, por shpresa mbetet që gjendja të ndryshojë.

Sfidanti.al