Barcelona merr edhe Kesien nga Milani, dhe ëndërron Salahun

Nuk dihet sesa mund t’ia dalë pasi katalanasit këto kohë po shohin “ëndrra me gjellë pasanikësh”. Pasi hoqën dorë përfundimisht nga sulmi për Erling Halandin, në “Kamp Nou” po mendojnë për Mohamed Salahun. “Një Zot e di” sesi mundet që një klub me mbi 1 miliardë euro borxhe mund t’ia dalë të marrë kartonin e një lojtari të tillë, dhe të paguajë një rrogë të jashtëzakonshme, të cilën nuk është gati ta paguajë as Liverpuli. Flitet për 500 000 paundë stërlina në javë! Gjithsesi, mediat katalanase kanë lajme të mira sepse shkruajnë se Barcelona ka marrë mesfushorin e rëndësishëm Frenk Kesie nga Milani. Nuk jepen hollësi për kontratën, si rroga apo kohëzgjatja, por Kesi do të ishte një përforcim i madh për skuadrën e trajnerit Ksavi Hernandez.

Sfidanti.al