Që nga sezoni 2003-2004 nuk iu është ndarë trofeve, me një përjashtim të vetëm. Në 18 sezone të karrierës në Angli, Spanjë dhe Itali, Kristiano Ronaldo fitoi radhazi trofe duke arritur në plot 7 tituj kampion, 5 Champions, 4 kupa kombëtare, 5 superkupa kombëtare dhe shumë të tjerë. Në total, që nga 2003 deri në 2021, superylli portugez fitoi jo më pak se 29 tituj me Mançester Junajtidin, Realin e Madridit dhe Juventusin. Vetëm në 2009-2010, në edicionin e parë në “Bernabeu”, CR7 nuk mundi të fitonte asnjë trofe. Ky sezon po përsëritet në “Old Traford” në 2021-2022. Eleminimi nga Championsi erdhi pas eleminimit në Kupën e Anglisë dhe në Kupën e Ligës, ndërsa për Premier Ligën as nuk ka shpresë.
Sfidanti.al